Por gjithashtu…
Festa e Muzikës në Tiranë - AGAPE (RnB / France)
17:00 : FRANCË / PERU (Fanzone)
19:30 : Glug x CANNT - Afterparty (Tulla Nouvelle)
20:30 : KONCERT (Tulla Nouvelle)
Tulla Nouvelle ► Veranda e Operas (shkalla nga Instituti Italian i Kulturës, pas godinës)
Agape, një producent i ri parizian këndon për melankolinë e ditëve që ikin e nuk kthehen, por me nota pasionante dhe të veçanta, e kështu ne do të bëhemi një me të në RNB-në e tij elektrike, e do të ndeshemi aty me të tjerë të pasionuar pas muzikës, e më pas do të kërcejmë të gjithë bashkë.
Ai vjen të zbulojë Shqipërinë, i shoqëruar nga dy muzikantët e tij, me rastin e Festës së Muzikës, tanimë kjo ditë festohet në mbarë botën.
https://www.youtube.com/watch?v=J1mvv3WKMow&feature=youtu.be
Eventi në Facebook :https://www.facebook.com/events/2496197360606457/?active_tab=about
Këtë vit, koncerti i Festës së Muzikës do të organizohet në partneritet me "Creative week" në kuadër të Festivalit CANNT, një ngjarje e rëndësishme për industritë krijuese.
Festivali CANNT është një event alternativ për ata dhe ato që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin francez “Cannes Lions International Festival of Creativity”.
Koncerti i Festës së Muzikës do të zhvillohet gjatë after party-it që mund të konsultoni në këtë link : https://www.facebook.com/events/248955075683209/
Ky turne organizohet nga Aleancat Franceze të Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri.