Prezantim CCIFA

Misioni dhe Vlerat

KUSH ËSHTË CCI FRANCE ALBANIE

(Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë France Shqipëri)?

 

Dhoma është një entitet jo tregtar me personalitet juridik, e cila ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i Dhomës është që të promovojë dhe lehtësojë eksportet dhe investimet franceze në Shqipëri.

Struktura organizative e Dhomës është:

Asambleja e Përgjithshme;

Këshilli Drejtues;

Presidenti;

Zëvendës Presidentët;

Përgjegjësi i Thesarit;

Drejtori Ekzekutiv;

Organi më i lartë qeverisës i Dhomës është Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve ose e përfaqësuesve të tyre, të cilët mblidhen në mbledhje të zakonshme dhe të jashtëzakonshme.

Dhoma u krijua nga 7 themelues në Janar të vitit 2012 sot numëron rreth 80 anëtarë nga të gjitha fushat e biznesit.

Ekipi i CCI France Albanie, një ekip bi-kulturor, i mundëson kompanive franceze të mësojnë dhe të kuptojnë tregun shqiptar.

Dhoma jone është anëtare e CCI International (Bashkimi i Dhomave të Tregtisë jashtë Francës), komuniteti më i madh i biznesit në botë dhe Forumit Frankofon të Biznesit

 

KONTAKT

Bul. “Dëshmorët e Kombit”

Twin Towers, Tower 1, Kati 7, Tirana, Albania 

Cel. +355 68 2020840
e-mail: info@ccifa.al

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin