Komunikim- Shtypi
Media franceze reportazh për Shqipërinë turistike
Televizioni francez “France Tv” i ka kushtuar një reportazh të veçantë Shqipërisë dhe bukurive të saj natyrore. Francë TV e përshkruan Shqipërinë në një destinacion turistik në modë.
“Ende i pa pushtuar nga turizmi masiv, ky vend i vogël ballkanik, i ngulitur në mes të Malit të Zi, Greqisë dhe Italisë ka shumë për të ofruar. Peizazhe mahnitëse, plazhe sublime me ujëra të kaltër, si dhe me një histori dhe trashëgimi të pasur”- shprehet France Tv.