Aktualitetet e anetareve

Komunikim- Shtypi

Mimi Kodheli zgjidhet Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e para shqiptare

Që nga data 23 Nëntor Shqipëria do të ketë përfaqësuesen e saj si një prej zëvendëspresidentëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në Seancën  Plenare datë 23 Nëntor, u zgjodh me unanimet të plotë deputetja Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Zonja Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATOs, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.

 

Burimi: shqiptarja.com

PLUS D'ACTUALITÉS

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin