Aktualitetet e anetareve

Dhoma

Njoftim mbi Lançimin e një Ankete mbi Rimbursimin e TVSH-së

I nderuar Sipërmarrës,

Një nga problematikat që Këshilli i Investimeve do të shqyrtojë në mbledhjet e tij te ardhshme si shqetësim i ngritur nga biznesi është Rimbursimi i TVSH-së.

Në linkun:

www.investment.com.al/<wbr />sq/assesment-of-value-added-ta<wbr />x-reimbursement/ është përgatitur një pyetësor, tërësisht anonim mbi këtë temë ku mirëpresim komente dhe sugjerime nga ana juaj, brenda datës 5 tetor 2016. 

 

Rekomandimet e miratuara nga Këshilli i Investimeve do t’i paraqiten Qeverisë Shqiptare për vendimmarrje të mëtejshme dhe do të publikohen në faqen e Sekretariatit.

Për sqarime të mëtejshme, mos hezitoni të kontaktoni Sekretariatin e Këshillit të Investimeve në adresën

info@investment.com.al.

 

Duke ju falenderuar praprakisht për kontributin tuaj.

 

Me respekt,

Sekretariati i Këshillit të Investimeve

PLUS D'ACTUALITÉS

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin