Komunikim- Shtypi
Webinar: Si ta <prekim> Francën më nga afër ?
CCI France Albanie organizoi në datë 27.05.2021 në orën 11:00 webinarin: Si ta <prekim> Francën më nga afër ?
Fokusi i këtij webinari: Biznesi, klima, këshilla ligjore
Webinari u moderua nga Drejtoresha jonë Ekzekutive Znj. Blerina Kazhani, dhe patëm kënaqëinë të dëgjonim fjalën e :
- Z. President, Z. Julien Roche, me fjalën e tij të mirëseardhjes: Të flasësh për Francën nuk është kurrë e tepërt. Siç e thotë edhe Charles de Gaulle: "Franca nuk mund të jetë Francë pa madhështi." Ju do të dëgjoni dhe do të mund t'i drejtoni pyetjet tuaja dy folësve tanë; Edhe unë dua te them disa fjalë përse duhet t'i dërgoni fëmijët tuaj të studiojnë ose jetojnë në Francë, të bashkëpunoni apo të hapin degën tuaj në Francë, etj. (Bashkangjitur është fjalimi i plotë i presidentit)
- Z. Gjergji Themeli i cili është Themeluesi i Maison Albanie, Paris dhe Administratori i CCIFA. Ai prezantoi të pranishmit tanë kompaninë e tij "Albinfos" dhe ''La Maison de l'Albanie''. .Albinfos është një aktivitet ndërkombëtar i konsulencës së pavarur i specializuar në çështjet shqiptare dhe "La Maison de l'Albanie" që ka si qëllim të promovojë dhe zhvillojë shkëmbimet kulturore midis Francës dhe Shqipërisë. "Maison d'Albanie" është një pikë kontakti për anëtarët e CCIFA dhe shpërndan të gjitha informacionet mbi aktivitetin dhe numëratorin e anëtareve.
- Z. Patrick Pascal, Zëvendës President i CCI Francë-Shqipëri, me të cilin diskutuam çështjen e fiskalizimit. Patrick Pascal sugjeroi që CCIFA duhet të punojë me institucionet shqiptare për të njohur çështjen e fiskalizimit siç është në Francë, për të lehtësuar funksionimin e kompanive franceze në Shqipëri. Klit Delilaj sugjeroi studimin e konventave dypalëshe që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Francës për këtë temë
- Z. Klit Delilaj, Avokat në Barreau de Rennes, Francë, Anëtar Strategjik i CCIFA. Z. Delilaj na njohu me aktivitetin e kabinetit të tij, shërbimet e tyre dhe më pas patëm një bashkëbisedim me pjesëmarrësit të cilët i drejtuan pyetje, kryesisht në fushën e biznesit, shembull si të merrni "franchising" e një kompanie, si të hapni një filial .., ose, mbi imigracionin e ligjshëm të shqiptarëve në Francë, dhe përse dhe si ti dërgoni fëmijët të studiojnë në Francë.
Për çdo informacion tjetër, ju lutemi kontaktoni drejtpërdrejtë me Z.Delilaj
Maître Klit DELILAJ
E-mail : delilajklit(@)yahoo.com
Tel : +33684327135
CCI France Albanie falenderon të ftuarit dhe të gjithë pjesëmarrësit që ishin me ne të enjten 27 Maj, dhe ju lë takim së shpejti në evente të tjera!