Asambleja e Përgjithshme 2021
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë - Shqipëri zhvilloi Asamblenë e 9-të të Përgjithshme më 29 prill 2021, 15h00, online.
Pas fjalës mirëseardhjes së Presidentit Z. Julien Roche, patëm kënaqësinë të dëgjonim fjalën e Presidentes së Nderit të Dhomës, Zonja Elisabeth BARSACQ, Ambasadore e Francës në Shqipëri dhe më pas seanca vijoi me prezantimin e aktiviteteve të Dhomës për periudhën 2019-2020 nga Znj. Blerina Kazhani, Drejtore Ekzekutive.
Fjala e mirëseardhjes:
''Zonja dhe zotërinj, administratorë,
Të nderuar anëtarë,
Së pari, unë do të doja t’ju falenderoja për praninë tuaj në këtë Asamble të Përgjithshme, një prani sigurisht jo fizike por virtuale, duke pasur parasysh krizën shëndetësore që po përjeton bota.
Dhoma jonë është në të njëjtën situatë si shumica e kompanive në botë: Ne do të paraqesim aktivitetin për vitin 2020 i cili është i kënaqshëm, por nuk mund të anashkalojmë ndikimin e krizës shëndetësore e cila prek të gjithë Dhomën tonë. Kështu që e gjejmë veten të kapur në një situatë paradoksale.
Aspekti më formal i kësaj Asambleje të Përgjithshme nuk duhet të neglizhohet, sepse do të na mundësojë të bëjmë një përmbledhje të aktiviteteve tona për vitin 2020 dhe të diskutojmë mbi reflektimet dhe rrugët e punës për 2021 në kontekstin e vështirë që po përjetojmë...''
Pasi u prezantuan aktivitetet e Dhomës për periudhën 2019-2020 nga Znj. Blerina Kazhani, Julien Roche ftoi Z.Teit Gjini të bënte prezantimin e raportit financiar për vitin 2020.
Prezantimi financiar u pasua me prezantimin e kandidatëve për postet e Këshillit Drejtues, zgjedhja e të cilëve u bë online, me votim të fshehtë, ne pranine e noterit, Znj. Lorena Shkjezi Karafili.
***
Asambleja e Përgjithshme zgjodhi Këshillin e Ri Drejtues për një periudhë dy vjeçare, 2021-2023:
- Julien Roche, u rizgjodh President i CCI Francë- Shqipëri
3 Zëvendës Kryetarë:
- Zgjim Mita, Renault AutoMita Kosovo & Albania
- Jean Alain Jouan, Aleat Groupe IDEMIA
- Patrick Pascal, Selenice Bitumi
Përgjegjës i Thesarit:
- Diana Ylli, Mazars Albania
4 Anëtarë të Këshillit Drejtues:
- Florian Hasko, Tashko Pustina
- Eni Kalo, Kalo & Associates
- Gjergji Themeli, Albinfos
- Odhise Zoto, A.C.T.I SHPK
CCI Francë- Shqipëri është e hapur për të gjitha kompanitë që dëshirojnë të bashkëpunojnë me kompanitë franceze.